E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia serbe arreston një anëtar të klanit të Zemunit

Milosh Simoviç kërkohej nga policia serbe prej shtatë vitesh, ndërkohë që autoritetet kroate arrestuan dy ditë më parë një tjetër pjesëtar të klanit të Zemunit, Sretko Kaliniç.

Dy të arrestuarit janë dënuar me nga 30 vjet burg në mungesë për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç dhe me 40 vjet burg në procesin kundër klanit të Zemunit për shkak të pjesëmarrjes në 19 vrasje, tre rrëmbime dhe dy raste terrorizmi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›