Shitja e anijeve luftarake, Putin mbërrin në Francë
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në Paris, ku sonte do të takohet me homologun e tij francez, François Fillon, ndërsa nesër me presidentin Nikolas Sarkozi.
Bisedimet pritet të përqendrohen në shitjen e katër anijeve luftarake Mistral Rusisë, si dhe në bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy shteteve në disa sektorë.
Shitja e anijeve luftarake ballafaqohet me disa pengesa ku një nga to është edhe deklarata e presidentit Sarkozi se marrëveshja nuk përfshin pajisjet ushtarake.
Por, Putin ka bërë të ditur se ai nuk do të bie dakord për një marrëveshje që nuk përfshin transferimin e teknologjisë.