Berisha: Biblioteka dixhitale, një avancim i jashtëzakonshëm
ELBASAN - Në vijim të takimeve në qytetin e Elbasanit, Kryeministri Berisha, zhvilloi sot një vizitë në bibliotekën e Universitetit "Aleksandër Xhuvani", ku i shoqëruar nga rektori i Universitetit, Liman Varoshi, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, si dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha vizitoi edhe bibliotekën dixhitale të këtij universiteti, një investim prej 800 milionë lekësh nga Qeveria shqiptare, si edhe me internet 24 orë falas nga Posta Shqiptare.
Duke u njohur me bibliotekën dixhitale të këtij universiteti, e cila është e njëjtë me atë që ka Universiteti i Oksfordit, Berisha e cilësoi këtë bibliotekë si një avancim të jashtëzakonshëm për studentët, për t'i krijuar atyre mundësi të kryejnë kërkime shkencore, të barabartë me studentët e Oksfordit.
"Ky Universitet ka një miniaturë të Parlamentit Britanik",- tha kryeministri, ndërsa i kërkoi ministrit të Arsimit që në një të ardhme të afërt, të tillë bibliotekë dixhitale të kenë edhe universitetet e tjera të vendit.
Në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit, gjatë tetë viteve të fundit Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 9 milion dollarë.
(er.nu/BalkanWeb)