E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajzat e mbajtura peng nga monstra, rriheshin që të abortonin fëmijët (FOTO)

clevelandSHBA- Ariel Castro nga Ohajo akuzohet për rrëmbim dhe përdhunim. Policia e Shtetit Ohajo ka ngritur akuza për pronarin e shtëpise në Cleveland, ku u gjetën gratë e zhdukura dhjetë vjet më parë. 52-vjeçari akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e viktimave.

Amanda Berry, Gina Dehesus dhe Michelle Knight u liruan me 6 maj. Shefi i policisë në Cleveland tha se tre gratë mbaheshin te prangosura me zinxhirë.

Gjatë kohës së robërimit gratë kanë dalur vetem 2 hëre jashtë në rrugë. Lajmi i lirimit e tre grave ka tronditur Clavand, pasi dhe të afërmit supozonin që gratë kishin vdekur.

Policia tha se gjatë ketyreve viteve nuk ka marrë asnjë telefontaë apo ankesë për shtepinë ku kanë qëndruar të robëruara tre gratë. Teksa mësohet se mbi dy vëllezërit e tij mund të bien paditë penale.

Tmerri në banesën e monstrës seksuale

Njërq prej tre grave të mbajtura rob në një shtëpinë e Castros tha se ajo ishte shtatzënë të paktën pesë herë, por ishte e uritur dhe ishte grushtuar derisa ajo përfundimisht kishte dështuar, sipas një raporti fillestar të incidentit të marra nga CNN.

Në bisedat me policinë menjëherë pasi ajo u çlirua, Michelle Knight tha se kur Ariel Castro kuptooi se ajo ishte shtatzënë, “bënte ndërprerjen e shtatzënisë së saj”. Teksa Castro përgatitet të bëjë paraqitjen e parë në gjykatë të enjten mbi akuzat e rrëmbimit dhe përdhunimit, akuzat e bëra nga tre gratë e reja të mbajtura peng në shtëpinë e tij për një dekadë janë edhe më të pështira.

Knight ka deklaruar se ishte e uritur për të paktën 2 javë, pastaj Castro i ka dhënë grushta në stomak derisa ajo ka dështuar. Brenda shtëpisë së Castro-s vajzat dhunoheshin sistematikisht edhe seksualisht, madje sipas raportëve të mediave amerikane detyroheshin të lindnin fëmijë.

Njëra prej viktimave të kësja dhune, Amanda Berry ka sjellë në jetë një vogëlushe, Jocelyn. E cila ka arritur të arratiset bashkë me nënën e saj që mbahej peng prej një dekade.

Michelle Knight 32 vjeçe ka rrëfyer sesi ajo u detyrua që ti bënte frymëmarrje artificiale foshnjes Jocelyn pasi kur ajo lindi nuk merrte frymë.

Në rrëfimin e saj tronditës monstra i kishte thënë se nëse bebja do të vdiste do ti vriste mamanë. Michelle kujtoi sesi vuri buzët mbi gojën e të porsalindurës duke marrë frymë për të duke i shpëtuar jetën të dyjave.

Castro u festonte ditën e rrëmbimit të tyre duke u dhënë tortë sikur të ishte një ditëlindje apo dita më e gëzuar e jetës së tyre. Madje ai luante me to, shtirej sikur po dilte, ndërkohë që bënte roje për të parë nëse ato tentonin të arratiseshin nga banesa e kobshme e tij.

Në vitin 2004 ai kishte shkruar një letër ku shkruante se ishte një grabitqar seksual që kishte nevojë për ndihmë. Aty shpjegonte sesi donte të vriste veten.

Fqinjët thonë se kanë raportuar për femra të zhveshura në shtëpinë e tij, por policia thotë se nuk ka pasur informacione në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas raportit fillestar të incidentit, të treja thanë se ishin mbajtur të lidhura me zinxhirë nga Castro në bodrum, por më vonë u liruan nga zinxhirët dhe monstra i lejoi ata të jetojnë lart në katin e dytë. Më shpesh, gratë rrinin në dhoma të ndryshme, edhe pse ata ndërvepronin herë pas here.

Flavia Furriku/IDEA/

Vajzat e mbajtura peng nga monstra, rriheshin që të abortonin fëmijët

Vajzat e mbajtura peng nga monstra, rriheshin që të abortonin fëmijët ◄ Back Next ► Picture 1 of 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›