Berisha: Biznesi social do të reduktonte varfërinë
Biznesi social do të reduktonte varfërinë. Kreu i qeverisë Sali Berisha në konferencën e parë kombëtare të biznesit social të organizuar nga UET i bëri thirrje biznesin shqiptar që të bëhen pjesë e kësaj nisme. Kryeministri premtoi ndihmë ndaj këtyre bizneseve në çdo aspekt.
"Biznesi social është biznesi i virtytit, jo se tjetri është i vesit, jo nuk e them këtë në asnjë mënyrë, por nëse ti merr përsipër të ndash nga ato fitimet e tua për të ndihmuar të tjerët, që të gjallojnë në një biznes të vogël, të mund të ndërtojnë një jetë më të mirë për veten, je shndërruar në një burim të madh mirësie, ke dëshmuar njerëzinë tënde dhe kjo mendoj unë, ke të drejtë të krenohesh dhe gëzosh shumë më tepër, për pasurinë që e ke me meritën më të madhe. Në ketë kontekst, do të ftoja biznesmenët shqiptarë të mos harrojnë se i përkasin një kombi, i cili një nga virtytet më të shkëlqyera ka bujarinë e tij. Ndaj dhe le të ndjekim këtë fibër, të moralit kombëtar, të moralit të popullit të tyre, se absolutisht do të ndihen shumë të lumtur, shumë më të begatë dhe më krenarë, me arritjet e tyre, me krijimin që ata bëjnë në sipërmarrjet e tyre” theksoi Berisha
Ndërkohë që ministri i punës Spiro Ksera deklaroi se do të vazhdohet lufta ndaj varfërisë në mënyrë që të arrihet integrimi. Në kohë krizë ekonomike biznesi social kthehet në një mundësi më shumë për të crrënjosur varfërinë .