Skela Familja do te qendroje ne Gjermani une do te perqendrohem tek futbolli
Mesfushori i kombetares shqiptare Ervin Skela nenshkroi te henen nje kontrate me skuadren polake te kategorise se pare Arka Gdynia. Ne Vindek lojtari i kombetares nuk kishte nenshkruar kontrate pasi ishte lidhur me klubin e Rinit te Veriut dhe Vestfalise vetem me nje marreveshje xhentelmenesh. Nderkohe qe tani gjithcka eshte ndryshe. Ne skuadren e Detit te Veriut Skela do te luaje me ish-lojtarin e Ahenit Emil Noll i cili eshte nen kontrate tek i njejti klub Arka. Se bashku do te bejne te pamunduren per te mos lejuar renien nga Kategoria e Pare te ketij ekipi. Ne prezantimin e pare Skela u duk entuziast per punedhenesin e tij te ri Kam pare stadiumin dhomat e zhveshjes dhe gjithcka rreth e rrotull qe me pelqen shume. Ketu ka gjithcka qe nevojitet dhe sia kam ziline as Bungesliges per asgje. 34-vjecari do te shkoje ne Poloni pa gruan e tij Mariola dhe djalin Kris. Skela Familja ime do te qendroje ne Gjermani dhe une do te perqendrohem teresisht tek futbolli.