E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama njeriu me ndikimin më të madh në botë

Pas Obamës renditen me radhë, lideri kinez Hu Jintao dhe kryeministri rus Vladimir Putin. Në vendin e katërt ndodhet shefi i Drejtorisë për Rezervat Federale të SHBA-së, Ben Bernanke, ndërsa në vendin e pestë janë themeluesit e "Google", Sergey Brin dhe Llary Page.
     
Ndërmjet 30 personave të parë më me ndikim në planet ndodhen politikanë dhe liderë evropianë, si kryeministri italian Silvio Berluskoni, vendi 12-të, kancelarja gjermane Angela Merkel, e 15-ta, dhe kryeministri britanik, Gordon Braun, i 29-ti.
     
Presidenti rus Dmitri Medvedev është i 43-ti, ndërsa shefi i shtetit francez, Nikola Sarkozi është në vendin e 56-të.
     
Në sondazhin e "Forbes"-it thuhet se terroristi më i kërkuar në botë, Osama bin Laden është në vendin e 37-të. I fundit në listë, i 67-ti, ndodhet presidenti venezuelian, Hugo Çavez.
     
Vlerësimi i revistës është kryer në bazë të katër kritereve: nëse personi ka ndikim ndaj një numri të madh njerëzish, çfarë burime financiare disponon, nëse ndikimi i tij shtrihet në shumë sfera dhe mënyra si përdor ndikimin e tij.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›