E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Bojkoti i opozitës ndaj parlamentit, paradoksal

Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si paradoksal qëndrimin e opozitës për të bojkotuar parlamentin duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë kompromis me të lidhur me vendimet e gjykatave. Në një intervistë për BBC-në Berisha theksoi gjithashtu se
ai e inkurajon opozitën që të punojnë së bashku për të çuar përpara afrimin e Shqipërisë me BE-në.
"Opozita ka vendosur të bëjë opozitë jashtë parlamentare duke deklaruar se e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ky është qëndrimi më paradoksal," theksoi Berisha duke shtuar se qeveria ka bërë ofertën e saj dinjitoze për rikthimin e opozitës në parlament dhe e mirëpret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›