E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, përplasen makinat, 3 të vdekur

Një aksident më pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan - Librazhd, në mbikalimin e fshatit Xibrakë.
Sipas policisë rrugore të Elbasanit mësohet se automjeti i tipi "Fiat" veture me targa EL 97 40 A, është përplasur me mjetin kamion me targa Shkupi ST 46 0 TI.
Si pasojë e këtij aksidenti kane gjetur vdekjen 3 shtetas, të cilët aktualisht janë ende të paidentifikuar.
Menjëherë në vendngjarje u dërgua grupi hetimor i cili po punon për nxjerrjen e viktimave nga autovetura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›