E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Burg perjete vrasesve te grave dhe vajzave

Kryeministri Sali Berisha propozoi të hiqen nga Kodi Penal të gjitha dënimet alternative për krimin në familje dhe ai të ndryshohet duke lënë si opsion vetëm dënimin me burgim të përjetshëm.

Kryeministri Berisha e beri kete propozim, pasi Qeveria miratoi Konventen e Keshillit te Europes kunder dhunes ndaj grave dhe dhunes ne familje. Kreu i Qeverise pranoi se krimi ne familje eshte rritur me shpejtesi te madhe, duke u shnderruar ne nje nga problemet me shqetesuese te shoqerise shqiptare.

Me ashpersimin e denimit penal, Kryeministri Berisha beson se kjo vale vrasjesh e bashkeshorteve, e grave apo vajzave, qe klasifikohen si krime brenda familjes, mund te reduktohen duke vendosur ne Kodin Penal vetem denimin me burgim te perjetshem. Po ashtu, Kryeministri tha se ky denim duhet te aplikohet edhe per krimet e gjakmarrjes dhe ata qe kryejne te tilla krime jo vetem te marrin denimin maksimal me burg, por edhe t'u konfiskohet pasuria.

Ky propozim i Kryeministrit ka gjetur mbeshtetjen edhe te shoqatave per mbrojtjen e te drejtave te grave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›