E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Buxheti i 2010-ës mbështet integrimin në BE

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryeministri Sali Berisha bëri me dije se gjatë kësaj jave miratohet në qeveri buxheti 2010. Kreu i qeverisë vlerësoi se ky buxhet është buxheti i një guximi të veçantë sepse bazohet në parashikimin e rritjes së të ardhurave me 12%. Berisha tha se ky buxhet do të përmbushë direktivat dhe programin e maxhoranës të shpallur gjatë fushatës elektorale. Sipas kreut të qeverisë, buxheti i 2010-ës do mbështesë fuqishëm procesin e integrimit në BE dhe projektet që synojnë ndërtimin e Shqipërisë europiane.
Berisha vlerësoi se rritja e majit të kaluar, ka qenë rritja më e madhe që u është bërë ndonjëherë rrogave.
Sipas kreut të qeverisë në muajin shtator janë rritur me 7% eksportet në krahasim me gushtin. Ai shtoi se edhe importet janë në rritje.
Kryeministri Berisha premtoi edhe një herë rritjen e rrogave dhe pensioneve. "Do vazhdojmë luftën ndaj vërfërisë siç kemi premtuar", theksoi ai.
Kryeministri Berisha theksoi edhe një herë se buxheti do mbështesë arsimin, moshën dixhitale, po ashtu edhe shëndetësinë.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryeministri Sali Berisha duke folur për pronat në Orikum, tha se ai do mbajë çdo premtim. Kreu i qeverisë tha se kishte ndjekur takimin e Ramës me banorët e Orikumit, ku lideri i opozitës kishte nxjerrë një person nga salla. "I them Ramës se nxjerrja e njerzve nga salla nuk është rruga e duhur, nuk mund të përdorë dhunshëm pushtetitn. Sa për pronat e Orikumit e garantoj se do mbaj çdo premtim të dhënë", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›