E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Ministria e Ekonomisë të kontrollojë ARMO-n

“Çështja është thellësisht ligjore në raport me Gjykatën Kushtetuese, ligjet në fuqi por edhe në raport me Kontratën e shitjes së kompanisë ARMO, kontratë të cilën u detyrua me dhunë ta votojë KUVENDI për të bërë përgjegjësi të pandëshkueshme!”, theksoi Braçe për mediat.

Ai shtoi se në bazë të kontratës, është caktuar Ministria e Ekonomisë të kontrollojë ligjshmërinë në treg. Ai shtoi se që prej datës 24 Korrik 2009, Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues një vendim të Qeverisë. i cili vendos gjendjen monopol në tregun e hidrokarbureve, duke akuzuar këtë ministri, që sipas deputetit Braçe, nuk zbaton detyrat e saj ligjore që rrjedh nga kontrata.

“Ministria e Ekonomisë ka hyrë në një proces kontrolli të kontratave ku ajo është palë, nisur nga ato koncesionare e mirë bën. Në rastin e ARMO-s Ministria ka detyrimin ligjor ta bëj këtë çdo vit, Ministria është bashkëpronare në ARMO me 15% të aksioneve dhe duhet të kishte interes të përditshëm për këtë plan investimi, Ministria është përgjegjësja kryesore tani, në këtë moment krize, në këtë kompani me detyrimin e përorshëm për të informuar publikun!”, tha më tej ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›