E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet në 2007-2008, KLD hetim vendimeve të gjyqtarëve

TIRANË - Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të hetojë mbi të gjitha vendimet e dhëna në gjykata për një periudhë një vjeçare. Dy institucione të larta të drejtësisë, KLD dhe Ministria e Drejtësisë nënshkruan sot një marrëveshje afatgjatë midis tyre për kontrollin nëpër gjykata.

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu bëri të ditur se "tashmë do të bëhet "skaner" për të gjitha çështjet penale, për të cilat kanë marrë vendim gjyqtarët". Sipas tij, do të bëhet inspektim për çdo vrasje duke filluar nga viti 2007 dhe vitin 2008 që është gjykuar nga gjyqtarët. Për këtë arsye, kontrolli do të bëhet edhe për çështjet që janë marrë me korrupsionin.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›