E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Buxheti i 2011 me i madhi ne histori

Kryeministri tha se ky buxhet nuk mund te ishte i tille pa u arritur rezultatet e buxhetit 2010 cka sipas tij jane realizuar te gjitha parashikimet dhe shpenzimet.

Ne miratojme buxhetin e ri ne terma financiar buxhetin me te madh te historise se vendit me nje rritje te ndjeshme krahasuar me buxhetin e vitit te kaluar. Ky buxhet hartohet mbi keto parametra vetem e vetem per shkak te realizimeve te suksesshme te vitit 2010. Pa keto realizime dhe pa zbatimin me seriozitet te madh te te ardhurave te realizimit te shpenzimeve natyrisht buxheti i vitit 2011 nuk mund te kishte vleren qe ka tha Berisha.

Ai shtoi se buxheti i vitit 2011 do te jete teresisht per stabilitetin makroekonomik te vendit dhe do te ndikoje ne rritjen ekonomike. Jemi para nje projekti thellesisht realist projekt i cili do te ruaj stabilitetin makroekonomik si mekanizmin me thelbesor per zhvillimin ekonomik te vendit. Buxheti mbeshtet fuqishem rritjen ekonomike per vitin qe vjen edhe ky nje kusht i dyte i rendesise i zhvillimit te shpejte te vendit. Buxheti mbeshtet teresisht perparesite e programit te qeverise vijoi.

Kreu i qeverise ka permendur ketu edhe prioritet e qeverise per vitin e ardhshem duke theksuar ndertimin e tunelit Tirane-Elbasan qe do te lidhe boshtin e jugut me Tiranen si dhe segment i rendesishem per Korridorin 8.

Ne keto perparesi jane se pari infrastruktura mbi 80 miliarde leke pra rreth 1 miliarde dollare do te jete investime ne rruge ujesjelles shkolla qendra shendetesore etj. Nga keto 50 miliarde leke jane percaktuar per sistemin rrugor te vendit. Rruget kane qene dhe mbeten perparesi madhore e kesaj qeverie. 500 milione dollare do te shperndahen ne akset rurale dhe kombetare por perparesia kryesore eshte tuneli Tirane-Elbasan tuneli i boshtit te Jugut dhe te Korridorit 8. Ky tunel do te kete nje ndikim mjaft te madh per jugun e juglindjen. Do te kete impakt edhe per Tiranen pasi i afron me zonat bujqesore u shpreh Berisha.

Ai tha me tej se buxheti do te mbeshtes fuqishem rritjen e rrogave dhe pensioneve duke nenvizuar se rritja do te jete me e madhe ne tere historine.

Kryeministri sqaroi se pensionet ne fshat do te rriten me 10 nderkohe qe ne qytet kjo rritje do te jete 7-8 teksa ka shtuar se rritje do te kene edhe pagat e punonjesve te administrates. Buxheti do te mbeshtese fuqishem reformat ne shendetesi dhe arsim-vijoi Berisha duke permendur ketu rritjen e financimeve ne arsimin e larte. /Saimir Lleshi/Start/

2010-11-03 1113

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›