E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha By Pass i Shkodres nis ne Janar 2011

Duke i quajtur permbytjet fatkeqesine me te madhe te 150 viteve Ne mbledhjen e rradhes se shtabit te emrgjencave kryeministri Sali Berisha deklaroi se shpemzimet e para te buxhetit te 2011-s do te jene per Shkodren.

Brenda ketyre muajve te pare te vitit qe vjen fillon ndertimi i by pass te Shkodres. Jane bere dhe do vazhdoje nderhyrja ne argjinatura te tjera po sistemi i argjinaturave eshte nje sistem qe shkon ndoshta 100 km te marr sebashku u shpreh kryeministri Berisha.

Duke pranuar difektet ne sistemin e shperndarjes se ushqimeve shefi i qeverise i kerkoi qytetareve te organizohen. Po ashtu ai premtoi ndihma per ata qe strehojne te permbyturit.

Une u bej thirrje banoreve te organizohen mbi baze pallati. Ne cdo pallat te krijohet nje grup me varka ne cojme ushqime. Ata do te paraqesin kerkesen sa u duhen sa familje kane dhe cdo gje tjeter tha kryeministri. Shefi i qeverise foli per nje situate ndjeshem te permiresuar ndonese 40 e qytetit dhe 14 mije ha jane te permbytura nga uji.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›