Aksidenti në Prezë, identifikohet viktima e 4-rt

Pas 12 orësh kërkimesh policia e Tiranës ka identifikuar viktimën e katërt të aksidentit të ndodhur në Fushë-Prezë ditën e premte si pasojë e përplasjes së dy makinave. Sipas policisë mësohet se Algjyze Hasani rreh 50 vjeç është viktima e katërt e këtij aksidenti ku mbetën të vdekur edhe tre të tjerë të cilët janë Beqir Hasani 65 vjeç, drejtues i mjetit tip "Wolksvagen" me targa Kosove 201 KS 929, Ramush Reshiti 58 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Hapa Reshiti 56 vjeçe të gjithë nga Kosova. Ndërkohë janë plagosur edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në makinën e tipit benz me targa LA 65 62 A dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin ushtarak të Tiranës. Sipas policisë mësohet se shkak për këtë aksident ka qenë parakalimi i gabuar e njërës prej makinave dhe një tjetër shkak ka qenë edhe lagështia në rrugë.