E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Deputetë të PS, ejani në Kuvend

Bojkoti i opozitës ndaj parlamentit ka qenë në qendër të fjalës së kryeministrit Sali Berisha para deputetëve demokratë në mbledhjen e parë të grupit për këtë sesion. Sipas kryeministrit është zhgënjyese politika e ndjekur nga Partia Socialiste , e cila refuzon të marrë pjesë edhe në seancën e jashtëzakonshme për përpmbytjet në zonën e Shkodrës." Një vendim zhgënjyes politik u mor. Ata që kërkuan të thirret seanca, nuk lejohen të marrin pjesë në debatin për një fatkeqësi natyrore. Mendoj se ky është një gabim i rëndë sepse manipulimi me fatkeqësinë, natyrën është politika më e gabuar dhe e zhveshur nga morali", u shpreh Berisha.
Kryeministri tha se shpreson se këto orë të mbetura, deri në 17:00 kur mbahet seanca, të shfrytëzohen nga opozita si reflektim, dhe ajo të marrë pjesë në punimet e Parlamentit. "Uroj që këto orë që kanë mbetur nga seanca të jenë orë reflektimi, në interesin më të mirë të forcës politike që kërkoi seacën. Opozita të marrë vendin që i takon në Kuvend, deputetët që u zgjodhën të përfaqësojnë zgjedhësit e tyre në Parlament", theksoi Berisha .

Ndërkaq kryeministri ka vlerësuar se prioritet i këtij sesioni parlamentar do të jenë realizimi i reformave për liberalizimin e vizave dhe në kuadrin e marrjes së statusit të vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›