E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dialog konstant me vendorët


Kryeministri Sali Berisha në një takim me prefektët ka kërkuar dialog konstant me vendorët dhe njëherësh zbatim të ligjit.
Ai theksoi se ligjet janë gjuha e së drejtës ndaj duhen zbatuar me vendosmëri të madhe.
Berisha kërkoi që brenda 2 javëve prefektët të kenë sjëllë inventarin e gjithë investimeve që janë bërë në prefektura në rrugë kombëtare dhe jo kombëtare, rurale dhe dytësore, në kanalizime, ujësjellës, shkolla dhe qëndra shëndetësore.
Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi turizmin si një çështje primare. Ai nënvizoi gjithashtu se mbrojtja e mjedisit është jetike.

Berisha falenderoi prefektët për punën e bërë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›