E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dialog me qytetarët për reformat

“Qeveria nuk ka qene kurrë e ngujuar në kuti. Maxhoranca është në punë, ndaj duhet të dalim në një dialog intensiv me qytetarët shqiptarë dhe t'i njohim ata edhe me projektet tona”, theksoi Berisha para deputetëve demokratë. Ai shtoi se qytetarët do të informohen edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Duke folur për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, kryeministri Berisha ka deklaruar sërish se ky komision duhet të procedojë në bazë të Kushtetutës së vendit. “Partia Socialiste ofroi listë me kërkesa në listë me oferta”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›