Trafiku i organeve, Meta: Të gatshëm të bashkëpunojmë
“Dëshiroj të ritheksoj gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Shqipërisë për të bashkëpunuar pa rezerva me institucionet ndërkombëtare të angazhuara në zgjidhjen e kësaj çështje, me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Këshillin e Evropës, në mënyrë që t’i jepet një përgjigje përfundimtare këtyre pretendimeve, që do të cilësoja si të pamotivuara dhe të pabazuara në prova thelbësore”, tha Meta për mediat, njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme.
Ai shtoi se qeveria shqiptare është e hapur dhe e interesuar që ta çojë deri në fund këtë proces, duke mbyllur një herë e mirë kapitullin e pretendimeve se në Shqipëri janë kryer krime të tilla.
Ai shtoi se qeveria shqiptare është e hapur dhe e interesuar që ta çojë deri në fund këtë proces, duke mbyllur një herë e mirë kapitullin e pretendimeve se në Shqipëri janë kryer krime të tilla.