E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Dialogu nderfetar vlere e madhe



Arkiv Në Tiranë u zhvillua pasditen e së premtes Asambleja për Paqe dhe Drejtësi, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha promovoi rëndësinë e dialogut dhe mirëkuptimit ndërfetar dhe të lirive e të drejtave të njeriut.

“Dialogu ndërfetar është një vlerë e madhe. Inkurajoj dialogun dhe mirëkuptimin ndërfetar si vlera të paqes. Ndërkohë, liritë dhe të drejtat universale janë para të gjithash hyjnore”, deklaroi kryeministri.

Në këtë drejtim, kryeministri mbështet edhe opsionin e deklarimit të përkatësisë fetare dhe etnike në formularët për regjistrimin e popullsisë.
Inkurajoj dialogun dhe mirëkuptimin ndërfetar si vlera të paqes

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë
Për të mbrojtur qëndrimin e tij, Berisha kritikoi ashpër edhe veprimtarinë e Aleancës Kuqezi, që kundërshtoi me cdo mënyrë këtë formë regjistrimi.

“Ky është jo vetëm një atavizëm, por edhe keqpërdorim i postit shtetëror dhe të depolitizuar të nënkryetarit të KDL-së”, deklaroi Berisha të enjten, duke iu referuar Kreshnik Spahiut.

“Basti im ka qenë ky: nëse në fund të procesit të Gjykatës Kushtetuese do të rezultojë që ndryshimi i kombësisë dhe manipulimi ka qenë kushtetues, unë do të dorëzoj detyrën time”, u përgjigj ky i fundit të enjten në emisionin “Top Story”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Hiqet parkingu tek 'Tajvani'
Që në mëngjesin e së premtes fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor dhe policia bashkiake e Tiranës kanë mësyrë në parkun 'Rinia' per te liruar ambientet e zëna sipas tyre ne menyre te paligjshme per parking nga lokalet. BE, frenimi i përmbytjeve
Ndryshimet e klimës, por edhe shfrytëzimi pa asnjë kriter i shtratit të lumit Mat gjatë këtyre viteve ka sjellë gati cdo vit përmbytjen e 10 mijë familjeve që jetojnë në këtë zonë. Rindërtohet rruga e Divjakës
Rruga e re me gjatësi 24 kilometra nga vendi i quajtur 'Pushimi i shoferit' deri në Divjakë ka hapur për banorët e kësaj zone në Lushnje disa mundësi të reja për zhvillim.
Spahiu: Vrasja e Konomit, një mesazh i qartë
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka deklaruar në emisionin “Top Story”, në Top Channel, se vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ishte një mesazh i qartë që kërkohej të jepej nga ekzekutorët. Bulqizë, sindikatat kundër Nacos
Deklaratat e ministrit të Ekonomise kundër sindikatave që po drejtojne grevën në minierën e Bulqizës kanë sjellë reagimin e ashpër të këtyre të fundit.


Lajmet kryesore

Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Caktohen ekspertët e videos Meta-Prifti
Doganierët vendosen në veri
OKB diskuton për Kosovën
Regjistrimi, BE: Me rëndësi për politikat ekonomike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›