Kosove-Serbi hiqen masat e reciprocitetit

Autoritetet kosovare kanë shfuqizuar masën e reciprocitetit me Serbinë, duke dhënë kështu dritën jeshile për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila për “REL”.
Sipas Lilës, tashmë në Kosovë ka hyrë kamioni i parë serb, ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe lëvizje të anasjellta.
“Ne jemi në kontakt me bizneset vendore dhe pritet që sot ose nesër të kaljë kamioni i parë nga Kosova në Serbi”, ka deklaruar Lila.
“Në këtë mënyrë do të shihet funksionimi i marrëveshjes së arritur më 2 shtator nga pala kosovare dhe ajo serbe”, ka shtuar ministrja.
Zbatimin e marrëveshjes së raundit të dy shtatorit ka si qëllim edhe operacioni i ndërmarë në orët e para të ditës së sotme nga qeveria kosovare, për vënien nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31.
Operacioni pa incidente
Plani operacional për vënien në funksion të dy pikave kufitare në veri po zbatohet qe prej oreve te para te mengjesit te së premtes.
KFOR-i është vënë në gjendje gatishmërie në Bërnjak dhe Jarinje. Nga ana tjetër, struktura kriminale serbe të nxitur nga Beogradi, kanë ngritur barrikadat me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Serbët kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela me gjemba.
Mësohet se në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP ose do t’ju qëllojmë”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Veriu, zyrtarët serbë thirrje për qetësi
Ndërkohë që mediat serbe ndërrojnë titujt në vazhdimësi duke theksuar se gjendja po tensionohet në veri, zyrtarët serbë kanë bërë thirrje për qetësi në këto zona.
Ultranacionalistët: Të shkojmë në Kosovë
Deputetët e Partisë Radikale të Serbisë së bashku me disa anëtarë të partisë dhe përfaqësues të grupeve ultra nacionaliste janë nisur drejt Kosovës për të mbështetur serbët në veri dhe ata në barrikadat e vendosura. Doganierët vendosen në veri
Pikat kufitare në Veri që e lidhin Kosovën me Serbinë, 1 në Jarinjë dhe 31 në Bërnjak, do të jenë si të gjitha pikat tjera doganore të Kosovës. OKB diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit ka diskutuar me dyer të mbyllura për Kosovën, për disa orë. Por, ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin është treguar i padurueshëm, kur shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ishte në mesin e fjale para mediave, pas seancën, kur kishte kaluar ora 3.00 e mëngjesit. Kosovë, nis operacioni në Veri
Burime ende jozyrtare pohuan për Top Channel se rreth 20 minuta pas mesnatës ka nisur operacioni për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare, Jarinë dhe Bërnjak në veri të Kosovës.
Lajmet kryesore
Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Caktohen ekspertët e videos Meta-Prifti
Doganierët vendosen në veri
OKB diskuton për Kosovën
Regjistrimi, BE: Me rëndësi për politikat ekonomike