E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rindertohet rruga e Divjakes


Rruga e re me gjatësi 24 kilometra nga vendi i quajtur 'Pushimi i shoferit' deri në Divjakë ka hapur për banorët e kësaj zone në Lushnje disa mundësi të reja për zhvillim.

Kryeministri Sali Berisha i cili mori pjese ne inaugurimin e kesaj rruge, qe i sherben rreth 50 mije banoreve, e vuri theksin tek zhvillimi i bujqesise dhe i turizmit, pasi rruga e afron bregdetin e divjakes, i shtrire ne dhjetera kilometra gjatesi, por ende i pazhvilluar.

"Ju takon ju dhe kryetarëve të komunave të tjera që të bëni me shpejtësi masterplanin për zhvillimin e turizmit, në mënyrë që çdo gjë këtu të zhvillohet sipas një planimetrie, sipas një urbanistike më njerëzore të mundshme. Potencialet këtu janë të mëdha dhe të gjithanshme. Ndaj le të shfrytëzojmë ne çdo pëllëmbë tokë. Ju garantoj se ky vend është shumë i pasur, ka pasuri të jashtëzakonshme, por edhe toka e tij pjellore ka pasuritë më të mëdha këtë tokë që kemi le ta shfrytëzojmë pëllëmbë për pëllëmbë për të mirën e çdo familje shqiptare. Ne do të bëjmë përpjekje të mëdha që investimet e huaja të dy dhe trefishohen, të shndërrohen në rroga, të shndërrohen në punësim, të shndërrohen në pasuri për qytetarët shqiptarë", tha Berisha.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja BE, frenimi i përmbytjeve
Ndryshimet e klimës, por edhe shfrytëzimi pa asnjë kriter i shtratit të lumit Mat gjatë këtyre viteve ka sjellë gati cdo vit përmbytjen e 10 mijë familjeve që jetojnë në këtë zonë. Spahiu: Vrasja e Konomit, një mesazh i qartë
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka deklaruar në emisionin “Top Story”, në Top Channel, se vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ishte një mesazh i qartë që kërkohej të jepej nga ekzekutorët. Bulqizë, sindikatat kundër Nacos
Deklaratat e ministrit të Ekonomise kundër sindikatave që po drejtojne grevën në minierën e Bulqizës kanë sjellë reagimin e ashpër të këtyre të fundit.
Dollapi: Gjoba për shpërdoruesit e ujit
Thatësira dhe shperdorimi i ujit të pijshem nga qytetaret kanë shkaktuar ndërprerje të furnizmit të banorëve në disa zona të kryeqytetit. Drejtori i Ujesjelles-Kanalizimeve Sahit Dollapi tha se ka rene ndjeshëm niveli i ujit në burime, ndaj duhet që të mos e shpërdorojme, pasi nëse respektohet kjo, banoret e kryeqytetit mund të furnizohen 24 orë pa ndërprerje. ISKSH rrit pagat për personelin mjekësor
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor rrit pagat për personelin mjekësor në të gjithë vendin. Kështu më konkretisht në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës dhe në maternitetet në Tiranë rritja e pagës për mjekët është nga 10 deri në 15 përqind, ndërsa në rrethe 5 përqind.

Lajmet kryesore

Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Caktohen ekspertët e videos Meta-Prifti
Doganierët vendosen në veri
OKB diskuton për Kosovën
Regjistrimi, BE: Me rëndësi për politikat ekonomike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›