E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Diella nuk ka asnjë qelizë të vetme inteligjence

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Partia Demokratike prezantoi sot departamentin e Inteligjencës Artificiale, si një nga format e reja të inovacionit dhe ripërtëritjes së strukturave, organizimit dhe komunikimit.

Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë fjalës së tij theksoi se njerëzimi po jeton në “epokën e urtësisë artificiale”, të cilën e cilësoi si revolucionin më të madh teknologjik të historisë moderne.

Berisha u ndal edhe tek emërimi i Diellës si ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale. Sipas Berishës, “pas kontrollit nuk iu gjet asnjë qelizë e vetme urtësie artificiale”.

Kreu i PD-së solli në vëmendje edhe periudhën e qeverisjes së tij, duke kujtuar se në vitin 2005 Shqipëria kishte vetëm 4,9% penetrim të internetit, ndërsa objektivi i qeverisë ishte ndërtimi i “Shqipërisë digjitale”. Ai tha se deri në vitin 2013 penetrimi arriti në 63%, pranë mesatares evropiane.

Sipas Berishës, një nga arritjet më të mëdha të asaj periudhe ishte krijimi i platformës digjitale për prokurimet publike, duke e bërë Shqipërinë “vendin e parë në botë” që aplikoi sistemin elektronik për tenderat publikë, me përjashtim të blerjeve të vogla.

“Pati një fushë ku ne u bëmë të parët në botë dhe kjo ishte fusha e prokurimeve publike. Shqipëria u bë vendi i parë në botë që përdori platformën digjitale në prokurimet publike, përveç blerjeve të vogla. Dhe në një tryezë në Bruksel, me një profesor të shkëlqyer gjerman që kishte themeluar Transparency International, u thotë të pranishmëve, kjo që kanë bërë këta ka qenë një vullnet i hekurt, sepse këtu në Evropë të gjithë të tjerët mund ta bënin para tyre, por nuk e ka bërë asnjëri sepse duan të kontrollojnë prokurimet.

“Dhe ajo solli që, sot ky sistem ekziston, por në tre vitet e para gjer në vitin 2013, ky sistem i cili u vlerësua nga OKB, u certifikua, dhe Shqipëria u nderua me çmimin e dytë të kësaj organizate për transparencën. Sot transparenca e prokurimeve publike nga 80 pikë që vlerësohej në vitet 2010-2013, ka zbritur në 65 pikë në vitin 2026”, tha Berisha.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›