E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dik Marti ia kaloi me akuza edhe Sllobodanit, rrugë të lirë hetimeve

Kryeministri Sali Berisha

Qeveria miratoi sot një ligj të veçantë, i cili lejon grupin hetimor të EULEX-it të hetojë në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dik Martit për trafik organesh në Shqipëri.

Duke folur në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha u shpreh se ligji bën të mundur hetimin e plotë të akuzave të ish-senatorit zviceran, i cili ia ka kaluar edhe Millosheviçit me pretendimet e tij absurde.

Ne duam që këto akuza shumë të rënda që bëhen për udhëheqjen politike të Kosovës, por edhe për Shqipërinë, të zbardhen me vërtetësinë më të madhe. Ndaj dhe ne, Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar me ekspertët e EULEX-it dhe ligji do të bëjë të mundur një hetim të plotë dhe baza ligjore do të japë një mbështetje të fuqishme, tha Berisha në fjalën e tij.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se raporti i Dik Martit është hartuar për qëllime qartësisht politike.

Ne jemi që ligji ndërkombëtar të bëjë punën e tij. Jemi të kënaqur që BE-ja e ndërmerr këtë hetim. Kushtetuta e Shqipërisë u jep përparësi marrëveshjeve ndërkombëtare para ligjit të vendit, ndaj e miratojmë këtë ligj të veçantë dhe jemi të interesuar që ky hetim të jetë sa më i plotë. Fakti që dokumenti është shkruar nga Vukçeviç dëshmon qartë qëllimet politike. Dik Marti është i njohur për qëndrimet e mirëfillta antishqiptare. Ai ka qenë kundërshtar i zellshëm i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Për të më mirë që Millosheviçi të përsëriste skemat e spastrimit etnik. Ai pretendon se ka dëshmitarë, ndaj hetimi të jetë në seriozitetin më të madh.

Unë kam këtë qëndrim të ndryshëm ndaj ligjit dhe ndaj senatorit, i cili në titull implikon udhëheqjen e Kosovës, për ta mohuar në përmbajtje. Titullin e zgjedh sikur tia kishte shkruar Sllobodani nga varri. Ky ligj shpreh në mënyrën më të shkëlqyer qëndrimin tonë për hetim të plotë të kësaj çështjeje. Ne shprehim falënderimin tonë ndaj BE-së dhe EULEX-it, që financojnë këtë hetim shumë të rëndësishëm, tha kryeministri . / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›