Berisha: Do aplikojme per ne BE
Kryeministri Sali Berisha shpreh edhe nje here vendosmerine per te aplikuar per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. I pranishem ne Konferencen Rajonale te UNDP, Berisha deklaroi se anetaresimi ne Bashkimin Europian eshte nje rruge e veshtire por u shpreh i gatshem, per realizmin e te gjitha reformave ne kete drejtim. Berisha falenderoi drejtuesit e programit te Kombeve te Bashkuara per bashkepunimin ne disa projekte qe ai i konsideroi te rendesishme. Kreu i qeverise solli ne vemendje inisiativat si “Shqiperia ne moshen e internetit” apo dhe ai per thithjen e trurit qe jane realizuar ne bashkepunim me kete organizem.