E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci, Mediu padit kryeprokuroren Rama

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, padit kryeprokuroren Ina Rama dhe kreun e grupit hetimor te ceshtjes “Gerdeci”, Sokol Stojani.

Avokatet mbrojtes te njerit prej personave nen hetim per tragjedine e Gerdecit, konfirmuan depozitimin e kallezimit penal ne Prokurorine e Tiranes. Ardian Visha dhe Petrit Serani akuzuan Ina Ramen per nxjerrje te sekretit hetimor me publikimin e dosjes se ish-ministrit. Sipas tyre, publikimi i dosjes se “Gerdecit” perben veper penale, pasi shkel kodin e procedures penale.

“Prokuroria ka publikuar materiale konfidenciale dhe kreu i organit te akuzes shperdoroi detyren me synim diskriminimin e ish-ministrit Mediu”, kane deklaruar avokatet mbrojtes.

Ish-ministri Mediu eshte nje nder personat e akuzuar per tragjedine e 15 marsit te kaluar, kur nga shperthimi ne fabriken e demontimit ne Gerdec, gjeten vdekjen 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›