Kandidatët për presidencialet
Në Maqedoni, zgjedhjet
e 22 marsit janë
presidenciale dhe
vendore. Për President janë
paraqitur në këto zgjedhje 7
kandidatura, tri prej të cilave
nga partitë shqiptare dhe të
tjerat nga pala maqedonase.
Kandidatët për zgjedhjet
presidenciale kanë qenë përkatësisht
Gjorgji Ivanov nga
VRMO-DPMNE, Lubomir
Fërckovski nga LSDM, Agron
Buxhaku nga BDI, Mirushe
Hoxha nga PDSH, Imer Selmani
nga PDR, Nano Rushin
nga PLD dhe Lube Boshkovski
kandidat i pavarur. Për
President, sipas Komisionit
Shtetëror të Zgjedhjeve zgjidhet
kandidati i cili fiton 50 për
qind plus një të votave. Në
rast se asnjë kandidat nuk del
fitues në raundin e parë,
atëherë kalohet në një raund
të dytë zgjedhor. Dy kandidatët
që kanë fituar nga raundi
i parë shumicën e votave
garojnë në rrethin e dytë
zgjedhor. Kusht që zgjedhjet
të konsiderohen të vlefshme
është pjesëmarrja në votim e
40 për qind të votuesve. Në
Maqedoni është votuar për 84
kryetarë të komunave me
gjithsej 370 kandidatë, si dhe
700 lista me kandidatë për
këshillat komunale. Sipas
ligjit në zgjedhjet për kryetar
komune fiton kandidati që
merr shumicën e votave në
raundin e parë me kushtin që
zgjedhjet të jenë të vlefshme
me pjesëmarrjen e 1/3 e votuesve
të regjistruar në listën
zgjedhore. Në rast se në raundin
e parë nuk del asnjë kandidat
fitues, atëherë dy kandidatët
që në raundin e parë
kanë siguruar numrin më të
madh të votave kalojnë në
raundin e dytë zgjedhor. Në
krejt Maqedoninë votojnë
mbi 1 milion e 792 votues.
e 22 marsit janë
presidenciale dhe
vendore. Për President janë
paraqitur në këto zgjedhje 7
kandidatura, tri prej të cilave
nga partitë shqiptare dhe të
tjerat nga pala maqedonase.
Kandidatët për zgjedhjet
presidenciale kanë qenë përkatësisht
Gjorgji Ivanov nga
VRMO-DPMNE, Lubomir
Fërckovski nga LSDM, Agron
Buxhaku nga BDI, Mirushe
Hoxha nga PDSH, Imer Selmani
nga PDR, Nano Rushin
nga PLD dhe Lube Boshkovski
kandidat i pavarur. Për
President, sipas Komisionit
Shtetëror të Zgjedhjeve zgjidhet
kandidati i cili fiton 50 për
qind plus një të votave. Në
rast se asnjë kandidat nuk del
fitues në raundin e parë,
atëherë kalohet në një raund
të dytë zgjedhor. Dy kandidatët
që kanë fituar nga raundi
i parë shumicën e votave
garojnë në rrethin e dytë
zgjedhor. Kusht që zgjedhjet
të konsiderohen të vlefshme
është pjesëmarrja në votim e
40 për qind të votuesve. Në
Maqedoni është votuar për 84
kryetarë të komunave me
gjithsej 370 kandidatë, si dhe
700 lista me kandidatë për
këshillat komunale. Sipas
ligjit në zgjedhjet për kryetar
komune fiton kandidati që
merr shumicën e votave në
raundin e parë me kushtin që
zgjedhjet të jenë të vlefshme
me pjesëmarrjen e 1/3 e votuesve
të regjistruar në listën
zgjedhore. Në rast se në raundin
e parë nuk del asnjë kandidat
fitues, atëherë dy kandidatët
që në raundin e parë
kanë siguruar numrin më të
madh të votave kalojnë në
raundin e dytë zgjedhor. Në
krejt Maqedoninë votojnë
mbi 1 milion e 792 votues.