E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do asfaltojmë çdo rrugë në qytete e fshatra

Nga Burreli, ku ishte i pranishëm në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugëve të një blloku banimi , kreu I qeverisë u zotua edhe një herë se do të asfaltojë çdo rrugë në qytetet e fshatra. "Ky investim do të krijojë një infrastrukturë të re moderne për banorët e këtij blloku banimi dhe kjo rrugë e re është në kuadrin e angazhimit për të asfaltuar çdo rrugë në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë", tha Berisha. Rikonstruksioni i rrugëve të një blloku banimi në Burrel është një investim i bashkisë së qytetit në bashkëpunim me qeverinë holandeze me vlerë 22 milionë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›