Policia: Makinës para parlamentit iu vu eksploziv, dyshime për konflikt
TIRANË- Makinës që shpërtheu mbrëmë rreth orës 23:00 para Parlamentit i është vënë eksploziv në gomën e djathtë. Pocilia bëri të ditur sot se "automjeti i parkuar në rrugën 'Xhorxh W Bush' me targa Tr. 38 38 M ka patur një sasi me lënde eksplozivi dhe pas shpërthimit është përfshirë nga zjarri".
Kjo makinë ishte në pronësi në firmës 'Galaxi Motors Palace', Sh.p.k dhe në përdorim e kishte shtetasi Benard Kin Ujkaj, 48 - vjec, i cili e kishte parkuar makinën pak orë para shërthimit në rrugën para Parlamentit. Grupi hetimor, ka përcaktuar dhe po ndjek disa verisione hetimi dhe është fokusuar në konflikte të mundëshme të personit të dëmtuar.
Nga verifikimet paraprake, ka rezultuar se automjeti tip Cuv Hover ka qënë i parkuar në krahun e djathtë të rrugës Xhorxh Ë Bush kur persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lende eksplozivi mbi gomën e parë të krahut të djathtë të automjetit.
Mbrëmë gjithë zona u alarmuar kur lënda plasëse shkatërroi automjetin dhe dëmtoi dyqane dhe mjete të tjera përreth. Forcat e shërbimit zjarrfikës dhe policisë kanë bërë të mundur fikjen e menjëhershme të flakëve të zjarrit.
Sipas policisë, makina ka pësuar dëmtime të rënda, po kështu dëmtime të jashtme ka pësuar edhe lokal 'Toto Bar', i ndodhur aty pranë. Nga ky shpërthim nuk ka të plagosur, por vetëm disa dëme materiale.
"Janë pregatitur vendimet e ekspertimit, për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës eksplozive si dhe mekanizmin e shpërthimit të saj", bën të ditur policia, ndërsa ende nuk ka arritur të zbulojnë se kush janë autorët e kësaj vepre penale.