E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do dëmshpërblehen familjet e përmbytura në Shkodër

Kreu i qeverisë Sali Berisha deklaron se do dëmshpërblehen familjet e përmbytura në Shkodër. Në mbledhjen e qeverisë Berisha tha se janë bërë llogaritjet e dëmeve nga vendorët. "Ne do dëmshpërblejmë çdo familje. Përllogaritjet e dëmeve janë bërë dhe do nisë dëmshpërblimi një më një", pohoi Berisha. Kryeministri ka kërkuar që të rikonstruktohen argjinaturat. Ai theksoi se veç përmbytjeve ka pasur shkarje toke në shumë zona të vendit.
Për dëmshpërblimin e familjeve, Berisha tha se veç qeverisë do kontribuojë edhe KESH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›