E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot grupi i PS-së vendos për seancën e së enjtes



Sot në mesditë do të mblidhet grupi parlamentar I Partisë Socialiste për të marrë vendimin lidhur me seancën e ditës së enjte.
Më herët, kreu i PS-së, Rama ka deklaruar se nesër është dita për të vendosur një marrëveshje historike.
Deputetët socialistë do të marrin sot një vendim për seancën e së enjtes, një ditë pas qendrimit të mazhorancës e cila ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve ka rrëzuar pretendimin e socialistëve për hapjen e kutive .
Ndërkombëtarët në deklaratat e tyre kanë bërë apel që të gjendet një zgjidhje deri më 18 mars, para vizitës së komisionierit të zgjerimit Shtefan Fyle në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›