Berisha Do e mirepres oferten por ajo duhet nisur zyrtarisht tek institucionet qe kane kompetence per komisionet hetimore
Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim Zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes Zonjen Maud de Boer Buquichio. Zonja Maud de Boer Buquichio e pergezoi Kryeministrin Berisha per arritjen e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret liberalizimin e vizave dhe theksoi se ky vendim eshte nje hap i rendesishem drejt integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Zevendessekretarja e Pergjithshme e Keshillit te Europes vleresoi reformat dhe masat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne luften kunder korrupsionit dhe shprehu gatishmerine dhe mbeshtetjen e Keshillit te Europes per te bashkepunuar edhe ne te ardhmen me qeverine shqiptare me qellim thellimin e reformave ne kete fushe. Zonja Buquichio rikonfirmoi vullnetin e Keshillit te Europes per vazhdimin dhe thellimin e bashkepunimit me qeverine shqiptare me fokus te vecante ne konsolidimin e reformave legjislative ne perputhje me standardet e Keshillit te Evropes ne fushen e drejtesise ne luften kunder korrupsionit dhe ne forcimin e shtetit ligjor. Kryeministri Berisha pasi theksoi reformat dhe masat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne luften kunder korrupsionit e falenderoi Zonjen Maud de Boer Buquichio per asistencen qe Keshilli i Europes i ka dhene Shqiperise ne vite ne hartimin e legjislacionit dhe ne menyre te posacme per luften ndaj korrupsionit dhe pastrimit te parave dhe ne rritjen e transparences se financimit te partive politike. Kryeministri Berisha e siguroi zonjen Buquichio se qeveria shqiptare mbetet e vendosur ne luften e saj me vullnet te hekurt dhe tolerance zero kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si interesi me i mire per qytetaret shqiptare.
Gjate takimit Kryeministri e njohu zonjen Buquichio edhe me zhvillimet politike ne Shqiperi. Kryeministri theksoi se eshte ne pritje te propozimeve konkrete ne rruge institucionale ne lidhje me ceshtjet e ngritura nga opozita si dhe siguroi se mazhoranca mbetet e hapur dhe e perkushtuar per te trajtuar cdo propozim te opozites me seriozitet dhe ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe legjislacionin ne fuqi. Kryeministri gjithashtu vuri ne dukje oferten e mazhorances qe opozita te kete te drejten e hartimit te amendamenteve te Kodit Zgjedhor ne perputhje me rekomandimet nderkombetare me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR. Ai e njohu zonjen Buquichio me oferten e fundit bere opozites ne lidhje me te drejten e kesaj te fundit per te propozuar kandidate per Avokatin e Popullit.
...