E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Kaosi ne trafik faji i pushtetareve

Ne takim me kreret e majte te bashkive dhe komunave kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha po pregatitet sipas tij te vjedhe zgjedhjet te ardhshme lokale. Rama akuzoi pushtetin se po shkel ligjet dhe kushtetuten duke e shnderruar shtetin ne makineri qe riciklon pushtetin sic u shpreh ai perpara krereve te majte te pushtetit vendor.

Sali Lulja Lule Saliu dhe gjithe oborri i kesaj qeverie eshte ngritur mbi vjedhjen e zgjedhjeve dhe qendron ne kembe mbi vetedijen se popullit do tia marr voten edhe nese populli nuk ia jep tha Rama.

Referuar bllokimit te paprecedente te rrugeve te kryeqytetit nje dite me pare rama akuzoi edhe njehere pushtetin duke risjelle edhe shembuj te meparshem qe sipas tij qe provojne pengesen qe pushteti i shkakton vendoreve te opozites.
Tiranen e bllokoi Lule Saliu per te njejtat arsyer qe Sali Lulja ka bllokuar dhe se fundmi shkaterruar invesimin per qendren e Korces e keshtu me rradhe qytetet qe mireqeverisen nga socialistet tha Rama.

Opozita deklaroi Rama do te luftoje deri ne fund per te rrezuar kete qeveri qe sipas tij po e con vendin drejt degradimit.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›