E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e re e Edvinit ende e pashkruar paralajmerohet shkelja e re e Ligjit per Komisionet Hetimore

23-11-2010 / Gazeta 55

Berisha Do e mirepres oferten por ajo duhet nisur zyrtarisht tek institucionet qe kane kompetence per komisionet hetimore


Me anen e nje letre Edi Rama i ka kerkuar Kryeministrit Berisha te nise hetimin parlamentar te zgjedhjeve te Qershorit 2009 pa perfshire fletet e votimit. Letra i eshte nisur per dijeni dhe Presidentit te Komisionit Europian Barroso Komisionerit per Zgjerim Fule dhe 2 kryetareve te grupeve parlamentare te Parlamentit Europian Schulz dhe Daul. Edi Rama shkruan se oferta mbetet ajo e inicuar nga me teper se 30 deputete dhe qe ai vete ne 22 tetor ia dorezoi kreu te mazhorances ne tryezen per reformen zgjedhore. Por ne kete oferte kerkohet hetim i pakufizuar i materialeve zgjedhore apo hetim rreth dyshimeve dhe akuzave te partive politike apo vezhguesve vendas e nderkombetare. Ne pergjigje te kesaj oferte pak dite pas dorezimit te saj nga Rama ne tryezen per reformen zgjedhore mazhoranca e beri te qarte se do te pranonte cdo lloj hetimi ne perputhje te kodit dhe kushtetutes ndersa oferten e Rames e quajti te vjeter. Ndersa qe pas artikulimit per here te pare nga kryetari i Partise Socialiste te terheqjes nga fletet e votimit kreu i mazhorances i kerkoi qe ai ti adresohej zyrtarisht kuvendit nese kishte oferte konkrete. Por nuk kuptohet pse Partia Socialiste nuk e zyrtarizon kete kerkese akoma. Dhe Rama gjithashtu nuk pranon te thote qe ai do ta respektonte nenin 178 pika 6 te cilin tha publikisht se nuk e njihte. Letra e re nenkupton nje tjeter shkelje te ligjit ate per ngritjen dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare pasi Rama kerkon qe opozita te kete shumicen. Kryeministri ia ka premtuar shumicen ne kete komision duke terhequr dy anetare te mazhorances por ligjerisht opozita nuk mund ta kerkoje shumicen. Thene ndryshe edhe ne letren e re Rama i qendron ofertes se vjeter.



Berisha Do e mirepres oferten por ajo duhet nisur zyrtarisht tek institucionet qe kane kompetence per komisionet hetimore

Deklarata u be pas takimit te Kryeministrit Berisha me Zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes Maud de Boer Buquichio

Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim Zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes Zonjen Maud de Boer Buquichio. Zonja Maud de Boer Buquichio e pergezoi Kryeministrin Berisha per arritjen e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret liberalizimin e vizave dhe theksoi se ky vendim eshte nje hap i rendesishem drejt integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Zevendessekretarja e Pergjithshme e Keshillit te Europes vleresoi reformat dhe masat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne luften kunder korrupsionit dhe shprehu gatishmerine dhe mbeshtetjen e Keshillit te Europes per te bashkepunuar edhe ne te ardhmen me qeverine shqiptare me qellim thellimin e reformave ne kete fushe. Zonja Buquichio rikonfirmoi vullnetin e Keshillit te Europes per vazhdimin dhe thellimin e bashkepunimit me qeverine shqiptare me fokus te vecante ne konsolidimin e reformave legjislative ne perputhje me standardet e Keshillit te Evropes ne fushen e drejtesise ne luften kunder korrupsionit dhe ne forcimin e shtetit ligjor. Kryeministri Berisha pasi theksoi reformat dhe masat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne luften kunder korrupsionit e falenderoi Zonjen Maud de Boer Buquichio per asistencen qe Keshilli i Europes i ka dhene Shqiperise ne vite ne hartimin e legjislacionit dhe ne menyre te posacme per luften ndaj korrupsionit dhe pastrimit te parave dhe ne rritjen e transparences se financimit te partive politike. Kryeministri Berisha e siguroi zonjen Buquichio se qeveria shqiptare mbetet e vendosur ne luften e saj me vullnet te hekurt dhe tolerance zero kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si interesi me i mire per qytetaret shqiptare.
Gjate takimit Kryeministri e njohu zonjen Buquichio edhe me zhvillimet politike ne Shqiperi. Kryeministri theksoi se eshte ne pritje te propozimeve konkrete ne rruge institucionale ne lidhje me ceshtjet e ngritura nga opozita si dhe siguroi se mazhoranca mbetet e hapur dhe e perkushtuar per te trajtuar cdo propozim te opozites me seriozitet dhe ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe legjislacionin ne fuqi. Kryeministri gjithashtu vuri ne dukje oferten e mazhorances qe opozita te kete te drejten e hartimit te amendamenteve te Kodit Zgjedhor ne perputhje me rekomandimet nderkombetare me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR. Ai e njohu zonjen Buquichio me oferten e fundit bere opozites ne lidhje me te drejten e kesaj te fundit per te propozuar kandidate per Avokatin e Popullit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›