Berisha: Do hipotekohen 400 ndërtime në Tiranë
Qeveria shqiptare i hap rrugën hipotekimit të 400 ndërtimeve në Tiranë pas nënshkrimit të memorandumit mes bashkisë së Tiranës dhe dy ministrive, asaj të drejtësisë dhe ministrisë së transporteve.
Kryeministri Sali Berisha ndërsa e ka përshëndetur këtë iniciativë, e ka cilësuar këtë qëndrim si premtim të mbajtur nga ana e kryebashkiakut Basha para kryeqytetasve. Ky projekt tha shefi i qeverisë do të çlirojë me miliona euro për qytetarët e Tiranës.
Shefi i ekzekutivit është ndalur gjatë në mbledhjen e qeverisë tek projekti i dixhitalizmit në vend. Sipas tij brenda vitit 2012 do të finalizohen 125 projekte dixhitale në administratën shqiptare ndërsa sipas tij çdo punonjës i saj duhet të pajiset me çertifikatë për përdorimin e programeve të kompjuterit.
Për këtë arsye shefi i qeverisë tha se përparësi absolute e buxhetit të shtetit mbeten projektet e moshës dixhitale të cilat konsiderohen si objektiv që duhet realizuar në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.