E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon takimi, ambasadorët-Rama

Ka përfunduar takimi mes kreut të Partisë socialiste Edi Rama dhe trojkës së ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Ambasadori i BE-së Ettore Sequi, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth janë takuar sot me krun e opozitës.
Ambasadoti dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth tha se takimi lidhej me situatën politike në vënd. Sipas tij janë bërë propozime që qeveria të ecë përpara. Për ambasadotin e OSBE-së 10 pikat e propozuara nga kreu i opozitës janë rrugë e mirë për dialog.
Ndërkohë ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi tha: “Gurë gurë bëhet murë”; ndërsa ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ritheksoi dhe një herë mbështetjen për integrimin në Bashkimin Europian.
Takimi i cili u zhvillohet në selinë rozë vjen një ditë para seancës plenare të Kuvendit ku pritet që opozita të japë miratimin e saj për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Ndërkohë kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar më herët se opozita nuk do t`i miratojë ligjet me 3/5 pa u marrë parasysh më parë paketa prej 10 pikash.

Një tjetër pikë e bisedës pritet të jetë edhe paketa e propozuar nga opozita si dhe ftesa për debat të hapur publik e kreut të PS-së Edi Rama drejtuar kryeministrit Berisha por që u hodh poshtë nga kreu i qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›