E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka e ambasadorëve takim me Ramën

Trojka e ambasadorëve të akredituar në Tiranë, ai I BE-së Ettore Sequi, i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth janë takuar sot me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Takimi i cili po zhvillohet në selinë rozë vjen një ditë para seancës plenare të Kuvendit ku pritet që opozita të japë miratimin e saj për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.
 

Ndërkohë kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar më herët se opozita nuk do t`i miratojë ligjet me 3/5 pa u marrë parasysh më parë paketa prej 10 pikash.
 

Një tjetër pikë e bisedës pritet të jetë edhe paketa e propozuar nga opozita si dhe ftesa për debat të hapur publik e kreut të PS-së Edi Rama drejtuar kryeministrit Berisha por që u hodh poshtë nga kreu i qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›