E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do përshëndes të zgjedhurit pas rezultateve

Kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria mbetet e vendosur që procesi i numërimit të votave të finalizohet në mënyrë transparente dhe brenda standarteve ndërkombëtare.
 

Në një konferencë për shtyp kryeministri Berisha theksoi se çdo votë do të marrë peshën që meriton në përputheje me ligjet e vendit.

“Dua të theksoj se një fazë shumë delikate pasi mbetet një pjesë e rëndësishme për tu kompletuar. Në Tiranë është më vështirë për t`u numëruar sepse është dopio” theksoi Berisha.
 

I pyetur nga mediat se nëse do ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve, kryeministri Berisha theksoi se duhet të pranohet verdikti i popullit cilido që të jetë ai.

“Mbetem i vendosur të përshëndes të zgjedhurit sapo KQZ-ja të japë rezultatet” theksoi Berisha.

Kryeministri Sali Berisha gjithashtu vlerësoi punën e misionit të ODIHR në vendin tonë dhe vlerësoi raportin e sotëm të këtij misioni për zgjedhjet lokale 2011.

“Vlerësoj deklaratën e ODIHR-i, njehrësh vlerësoj punën e numëruesve si dhe të përfaqësuesve të medias që kanë raportuar vetëm të vërteta”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›