KVV Zgjedhjet radhe te gjata dhe votim familjar

Koalicioni i Vezhguesve Vendore publikoi sot raportin mbi zgjedhjet vendore te 8 majit. Ne raport vezhguesit vendore verejne nje sere problemesh persa i perket procesit te votimit. KVV thekson si aspekte negative te procesit votimin e hapur familjar dhe radhet e gjata ne qendrat e votimit. Ne 932 qendra votimi kishte me shume se 1000 zgjedhes thekson Koalicioni i Vezhguesve Vendore ne raport.
Sa i perket punes pergatitore per procesin raporti ve ne dukje mospergatitjen ne kohe te fleteve te votimit dhe logjistikes mbeshtetese.
Gjithashtu KVV ka bere edhe nje vezhgim te fushates para zgjedhjeve duke e cilesuar ate si te shoqeruar nga incidente dhe me perdorim te administrates gjate saj.
Nje vleresim pozitiv KVV jep per pasqyrimin e plote qe media i ka bere fushates.
Gjithashtu ne raport mbyllja e procesit konsiderohet e rregullt dhe administrimi i zgjedhjeve mbetet ne nivelin kenaqshem.