E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vijon numërimi i votave, kryeson Basha

Nga numërimi i deritashëm i votave për bashkinë e kryeqyteti, kandidati i “aleancës për qytetarit” kryeson Lulzim Basha kryeson me 699 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama.

Pas numërimit të 192 prej gjithsej 485 kutive, Basha ka marrë 47660 vota ndërsa kandidati i majtë Edi Rama ka marrë 46961 vota.

Ndërkohë për bashkinë e Durrësit deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Vangjush Dako me 9196 vota kundrejt rivalit të tij democrat Ferdindant Xhaferraj I cili deri në këto moment ka marrë 9151 vota.

Ndërsa për bashkinë e Fierit kandidati i majtë dhe njëkohësisht edhe kreu aktual i kësaj bashkie Baftjar Zeqaj kryeson me 9942 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë Ilir Bele i cili ka marrë 7404 vota.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›