E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do shembim murin e bllokimit Eva Gjura

Ne sheshin ku hodhi rrenjet e para demokracia ne Qytetin Studenti dhe qe sot mban po te njejtin emer, dje jane mbledhur me qindra e qindra qytetare te Tiranes per te festuar se bashku 20 shkurtin diten e rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha, 22 vjet me pare ne Tirane. Kesaj feste i eshte bashkuar edhe kryeministri Berisha, i cili se bashku me qindra e mijera te rinj e te reja, studente e qytetare nga Tirana e mbare Shqiperia, ish studente pjesemarres ne greven me masive te urise 22 vjet me pare, perkujtuan se bashku kete dite te shenuar, simbol te permbysjes se diktatures hoxhiste, por edhe per te nderuar diten kombetare te kujteses se martireve dhe viktimave te sistemit komunist. Ne shenje simbolike te rrezimit te regjimit me te eger, disa te rinj dhe te reja shemben “murin bllokues te integrimit”, te improvizuar prej tyre ne skenen e ketij koncerti, mur i ngritur nga mosvotimi i 3 ligjeve te rendesishme ne parlament, qe bllokojne marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Ne pershendetjen e tij, Kryeministri Berisha e vleresoi 20 shkurtin si diten e guximit, e heroizmit, e lirive, e te drejtave dhe dinjitetit te shqiptareve, duke shprehur nderimet me te medha per kontributin e studenteve te lirise, e qindra e mijera qytetareve te Tiranes e mbare Shqiperise, qe permbysen ne 20 shkurt diktaturen me te eger komuniste ne Evrope, shtatoren e Enver Hoxhes, “Hitlerit” te shqiptareve te pas Luftes se Dyte Boterore, beri thirrje qe te bashkohen te gjithe bashke per te rrezuar murin e bllokimit te ngritur nga pasardhesit e diktatures. “Sot, pas 22 vitesh, te permbysjes se diktatures hoxhiste, bijte e eterve hoxhiste, pasi pushtuan kreun e PS-se, guxuan te ndermarrin permbysjen me dhune te pushtetit tuaj, te dale nga vota e lire. Ata gabuan dhe ne u themi edhe njehere se, pushtet me dhune ne kete toke nuk do te merrni kurre. Liria dhe mbrojtja e vlerave te saj jane pasioni yne, jane forca e pathyeshme e Kushtetutes, e ligjeve, e institucioneve te Shqiperise. Sot, pas 22 vitesh, ata me nje verberi te plote politike, perdoren pushtetin qe u kane besuar zgjedhesit shqiptare per t’u ngritur atyre, ne rrugen e integrimit, murin e turpit, murin e bllokimit”, tha Berisha. Kryeministri theksoi se opozita gabon dhe se nuk do te kene mundesi te gabojne me kurre, pasi me shqiptaret, ne 23 qershor, do te votojne per integrimin e tyre ne Evrope, per lirite e te drejtat e tyre, do te votojne per Shqiperine e zhvilluar, per Shqiperine evropiane.

Heshtja

Kryeministri ftoi gjithe te pranishmit ne shesh qe te mbanin nje minute heshtje, ne nderim te te gjithe atyre martireve te lirise qe, ne diktature, flijuan jeten dhe rinine per dinjitetin dhe lirite qe gezon cdo shqiptar sot.

Shembja

Ne menyre simbolike disa te rinj dhe te reja shemben “murin bllokues te integrimit”, te improvizuar prej tyre ne skenen e ketij koncerti, mur i ngritur nga mosvotimi i 3 ligjeve te rendesishme ne parlament, qe bllokojne marrjen e statusit ne BE

Zhvillimi

Pas 22 vitesh, cdo qytetar i ketij vendi ka shume arsye te ndihet krenar me shume se kurre per zhvillimin e kombit te tij, sepse, nga vendi me i izoluar i planetit, jemi vend anetar i NATO, levizin pa viza bejme zgjedhje te lira

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›