E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Eva Alikaj, kete here si prezantuese ne Orkestren e RTSH-se Izaura Ndoj

Ndonese here pas here gjendet ne Shqiperi, ardhja e saj gjithmone eshte ne qender te vemendjes. Kjo eshte aktorja Eva Alikaj, e cila te premten do te vije per publikun artdashes jo ne rolin e aktores, por ate te prezantueses. Orkestra Simfonike e RTSH-se ne bashkepunim me Ambasaden Austriake dhe Teatrin e Operes dhe Baletit, do te cele stinen koncertore me dirigjentin Konstantin Iliesvsky (Austri) dhe solist Thomas Auner (Austri), prezanton programin Eva Alikaj! Drejtori artistik David Tukici, tregon per gazeten “Koha Jone” detajet mbi programin qe do te sjelle ky koncert, ardhjen e Eva Alikajt ne rolin e prezantueses, si dhe vijimesine e stines koncertore deri ne korrik. “Orkestra Simfonike e RTSH-se do te cel stinen koncertore me artiste te denje te muzikes boterore, sic jane dirigjenti Konstantin Iliesvsky dhe solisti Thomas Auner”, thekson Tukici. Sipas tij e rendesishem eshte ardhja e aktores Eva Alikaj, duke sjell para publikut anen e panjohur te artistes. “Ideja per te sjelle ne skene nje aktore me permasa si Eva Alikaj, ka qene e hershme. Arsyeja, eshte lidhja e saj me muziken! Shpesh here, ajo ka qene prezent ne koncerte te ndryshme simfonike, duke treguar dhe pasionin e saj per muziken, pervec teatrit”- shprehet Tukici.

Sukseset e Eva Alikajt

Hera e fundit kur u ngjit ne skenen e Teatrit Kombetar, ishte roli i Elizabet tek vepra “Shtrigat e Salemit”, perkrah aktorit Timo Flloko. Eva Alikaj eshte cilesuar nga kritika si aktorja me sinqeritet dhe natyrshmeri te interpretimit, duke krijuar edhe nje portret te vecante te saj. Eva Alikaj lindi ne Tirane me 25 prill 1961. Kur ishte vetem 21 vjec, fitoi Kupen si “Aktorja me e mire” e Festivalit V te Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mire” (1982). Nje vit me pas, u diplomua per aktore ne Akademine e Arteve te Tiranes dhe iu bashkua trupes se Teatrit Kombetar. Edhe ne teater ka nje fillim shume te mire, me rolin e Xhulietes ne tragjedine “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit. Vazhdon te luaje me sukses ne film, duke u vleresuar me cmime. Linda tek “Shirat e vjeshtes” (1984) i dhuron Medalionin e Festivalit VI, Etleva tek “Treni niset ne shtate pa pese” (1988) - Cmimin e Dyte. Role te tjere jane Ilona ne “Bote e padukshme” (1987), Ana ne “Jeta ne duart e tjetrit” (1990), Evgjenia ne “I paharruari” (1984), Drita ne “Vendimi” (1984), Irena ne “Hije qe mbeten pas” (1985), Edlira ne “Stolat ne park” (1988).

Stina Koncertore

Stina koncertore e Orkestres Simfonike te RTSH-se, do te vazhdoje te sjelle bashkepunime me artiste me permasa boterore. Sipas drejtorit artistik David Tukici, “Orkestra Simfonike, nuk do te ndalet vetem ketu, pasi stina koncertore do te vazhdoje duke ngjitur ne skenen shqiptare artiste me permasa boteror dhe shqiptar. Ketu vlen te theksohet ardhja e dirigjentit Oliver Leo Schmidt nga Gjermania apo dirigjenti Stefano Rabaglia nga Italia, etj”, - pohon Tukici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›