E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do sigurojmë infrastrukturën më ambicioze në rajon

TIRANE- Edhe pse ekonomia shqiptare ka filluar të ndjejë efektet e para të krizës, qeveria Berisha synon të sigurojë infrastrukturën më ambicioze në rajon gjatë këtij viti. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri njoftoi nisjen e 3 projekteve të mëdha, rruga Tiranë-Elbasan, Berat-Tepelenë , pjesë e boshtit të jugut dhe Tiranë-Klos , pjesë e rrugës së Arbërit.
Qytetarët, tha Berisha do të kursejnë energji dhe kohë, e cila vlen më shumë se sa fatura e ndërtimit të tyre.

“Elbasani vjen në distancën e Vorës, është në shqyrtimin e fundit projekti i boshtit të jugut, Memaliaj-Tepelenë. Brenda këtij viti pritet që të nisë puna në këto tre akse. është viti i datave të mëdha në projektet tona më ambicioze për infrastrukturën më moderne të Shqipërisë në rajon.” u shpreh kreu i qeverisë.

Një tjetër projekt i miratuar prej disa muajsh dhe që u miratua sot , ishte ai për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara. Sipas këtij projekti toka do të jepet nga komuna në përdorim dhe pronarit do ti paguhet një taksë.

“Sipas të gjithë rregullave, komunat do të autorizohen të përcaktojnë skema dhe të vendosin marëdhënie të ndershme me pronarët, nuk do ti cënohet pronarit asnjë metër/katror, por toka dueht të punohet.” u shpreh Berisha.
Kryeministri e konsideroi projektin një hap shumë pozitiv në drejtim të mbrojtjes së tokës dhe shtimit të prodhimit bujqësor, në kushtet kur Shqiëpria me terrenin e saj malor është vendi me më pak tokë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›