E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, KQZ: Pati probleme në numërimin e votave

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raportin vjetor për vitin 2009, i cili pritet ti kalojë për votim kuvendit, pranon problemet në procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Madje në këtë pikë, institucioni qendror për zgjedhjet kërkon rishikim të ndarjes së zonave zgjedhore, për të lehtësuar sic thonë ata, numërimin e përqëndruar të votave.
Problemet në procesin e numërimit të votave justifikohet nga KQZ me bllokimin e pajustifikuar të komisionerëve dhe mosnumërimin pa shkaqe ligjore i disa qendrave të votimit.

Në raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe në atë përfundimtar u konstatua se numërimi i keq i votave u vu re në 1/3 e qendrave të votimit.
“Janë përmendur sigurisht problematikat që kemi pasur në numërim, bllokimi që është bërë, ndërhyrjet e komisionit për ti mbajtur nën kontroll dhe për ti përfunduar me sukses numërimet” theksoi Ristani.

Në raport përmendet gjithashtu dhe përdorimi për herë të parë të kamerave regjistruese. Sipas raportit të KQZ-së, kjo procedurë arriti të regjistronte cdo fletë votimi dhe transparencë në procesin e numërimit, edhe pse në këtë pikë, raporti i OSBE/ODIHR kishte rezerva në të shumtën e procesit.

Raporti disa faqësh , që do ti dërgohet në fund të muajit kuvendit përfshin vonesat e ardhura në ngritjen e komisioneve zgjedhorë të administrimit për shkak të vonesave të kandidaturave nga forcat politike dhe vonesat e ardhura për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Lidhur me ankimimet e mbërritura nga subjektet politike, raporti 48 faqësh i KQZ-së përmend përciptazi kërkesat e partive por nuk jep detaje përsa i përket kërkesës për dy anëtarë të KQZ-së tëë mbi numërimin e votave , sic e parashikon dhe kodi zgjedhor. Më datë 20 shkurt , raporti pritet ti shkojë për votim kuvendit, ndërkohë që brenda ditës së enjte ky raport do të votohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›