Defekt në rrjetin elektrik, Durrësi pa drita
DURRëS- Qyteti i Durrësit ka mëse dy orë që po vuan mungesën e energjisë elektrike. Sipas burimeve nga prefektura e qarkut të qytetit, mësohet se është një defekt i rëndë në rrjetin elektrik, në linjën e tensionit të lartë, i cili ka lënë që prej mesditës së sotme gjithë qytetin pa energji, ndërsa janë paralizuar dhe një numër i madh aktivitetesh.
Pas situatës së krijuar është bërë i mundur dhe lokalizimi i defektit në Porto Romano. Skuadra e riparimit të avarive, po punon për defektin e shkaktuar dhe për zgjidhjen e këtij problemi për banorët.
(m.a/News24/BalkanWeb)