E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Do ta realizojme me cdo kusht endrren Shqiperia vend i zhvilluar

“Çdo shqiptar ka një ëndërr ‘Shqipëria, vend i zhvilluar’, i cili është vërtet një objektiv i vështirë, por i arritshëm”.

Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së organizuar prej tij për 46-vjetorin e Bordit dhe Këshillit Administrativ të Bankës për Zhvillim.

Sipas tij, shqiptarët po bëjnë gjithçka për ta realizuar këtë qëllim dhe janë të bindur se në këtë vend ekzistojnë të gjitha potencialet pasurore dhe njerëzore për ta arritur atë.

“Kriza financiare ishte shumë e fuqishme, por modeli ynë ekonomik, funksionoi”, tha më tej, në fjalën e rastit kryeministri Berisha.

Duke shtuar se baza e këtij modeli kanë qenë taksat e ulëta dhe një paketë e madhe lehtësish ndaj biznesit, etj.

Ai vuri më pas në dukje faktin se reformat e ndërmarra nga qeveria kanë për ta bërë vendin tonë, me siguri një vend të zhvilluar deri në vitin 2017.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›