E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 qershor 1991, kongresi i PPSH-së që lindi PS-në

Nga Luljeta Progni

Socialistët festojnë 20 vjetorin e themelimit të partisë së tyre. Ata e konsiderojnë 12 qershorin e vitit 1991 si ditën e themelimit, edhe pse kjo parti u shpall si e tillë në kongresin e dhjetë të Partisë së Punës së Shqipërisë, parti e cila kishte qeverisur Shqipërinë përgjatë 45 viteve në një sistem diktatorial monopartiak.

Partia e Punës e Shqipërisë fitoi zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991, të parat zgjedhje pas rrëzimi të sistemit diktatorial. Sekretari i parë i PPSH, Ramiz Alia, dha dorëheqje nga ky post pasi u zgjodh president i vendit pas zgjedhjeve të 31 marsit. Në këtë situatë ishte e domosdoshme reformimi i thellë i PPSH për të vazhduar më tej në kushtet e reja të pluralizmit politik. Më poshtë botohen pjesë nga libri Trashëgimtarët i Luljeta Prognit, për të kthyer në kujtesë zhvillimet që shoqëruan shndërrimin e PPSH në PS, në pranverën e vitit 1991.

PPSH, një parti që po shembej. Lindja e një force të re politike

Me gjithë situatën e paqartë ku ndodhej PPSH në fillim të viteve 90, ishin hedhur tri opsione të mundshme për të ardhmen. E para dhe që ishte dominuese atëherë, ishte ideja që kjo parti, pra PPSH, me rrënjë të thella dhe solide, të ishte e aftë të përballej me situatën e krijuar. Ideja e dytë ishte se, për shkak të zhvillimeve të viteve 89-91, partia kishte nevojë për ndryshime. Por këto ndryshime mendoheshin më shumë si retushime të gjendjes ekzistuese, maksimumi mund të shkohej deri në zëvendësimin e disa figurave të udhëheqjes. E treta, që vinte si një mundësi më pak e besueshme, vinte ne dukje teorikisht problemin se, PPSH si çdo fenomen shoqëror, lind, zhvillohet dhe përfundon misionin dhe se, ndoshta kishte ardhur koha që kjo parti ta konsideronte të kryer misionin e saj. Kjo do ti hapte rrugë krijimit të një force politike krejt të re, pa ndikim nga udhëheqja e mëparshme.

Ishte e vështirë, që këto ide të ndaheshin mes strukturave organizative të PPSH, por pjesa më e madhe e strukturës udhëheqëse, sidomos në nivele të larta, në atë kohë ishte byroja politike dhe anonte në mundësinë e parë. Nga ky grupim bëjnë përjashtim disa individë, ku hynte edhe Ramiz Alia. Ata kishin kuptuar se PPSH po i vinte fundi dhe e shihnin ndryshimin deri në idenë e dytë, pra tek disa ndryshime të vogla në kuadrin e retushimeve, një përshtatje të kësaj force politike me realitetin e ri. Në nivele të tjera, ku përfshihet anëtarësia, apo edhe tek disa individë të veçantë në KQ, ekzistonin ide më të avancuara që mund të përmblidhen në fjalët: të gjendet një zgjidhje tjetër, të dalim nga kjo forcë ekzistuese, për të krijuar një forcë tjetër politike.

-Kongresi i dhjetë i PPSH

Ndryshimi i vendndodhjes së bustit të Enver Hoxhës në sallën e kongresit ishte e para shenjë, me të cilën u përballën 1518 delegatët e kongresit të dhjetë të PPSH.

Çështja ishte, se çvend do të zinte busti i Enver Hoxhës në sallë. Duhej menduar për dy kategori delegatësh, ata që ende e kishin për zemër figurën e Enver Hoxhës, e që smund të shpërfilleshin dhe ata që nuk e donin më. Para se të mblidhej kongresi, Ramiz Alia e kishte menduar zgjidhjen bashkë me grupin e punës. Nuk u vendos busti siç ishte vendosur në kongreset paraardhëse, mbi presidium, por u gjet një basoreliev dhe u vendos në pjesën e daljes së sallës. Gjithçka kishte të bënte me ruajtjen e kohezionit brenda partisë. Anëtarët e byrosë politike ishin të përgatitur se në një prej seancave të kongresit do të dëgjonin kritikë të ashpër ndaj figurës së udhëheqësit të tyre, prej të cilit kërkonin ende shpëtim. Në mbledhjen e Byrosë Politike, një prej të rinjve në forumet e larta drejtuese të PPSH-së, Moikom Zeqo, i cili ishte zgjedhur në atë kohë kryetar i komitetit të kulturës dhe arteve, sulmon ashpër figurën e Enver Hoxhës. Kjo kritikë e Zeqos, ishte bëre e ditur në mbledhjen e byrosë politike të 13 prillit. Maqo Lakrori tregon se atë element kritik që kishte deklaruar Mojkom Zeqo në mbledhje, ishte përfshirë në programin e ri politik të PPSH-së, që po hartohej nga një grup intelektualësh ku bënin pjesë edhe Maqo Lakrori, edhe Moikom Zeqo. Në të vërtetë ky i fundit e mohon një gjë të tillë. Edhe vetë programi i PSSH, hartuar në atë kongres, i cili nis me teorinë e Marksit, hedh poshtë deklaratën e Lakrorit. Moikom Zeqo kishte propozuar heqjen nga programi i PSSH të termit Marksizëm-Leninizëm dhe zëvendësimin e tij me idealet e socializmit demokratik europian, ku nuk figuronte asgjë që kishte lidhje me Marksin.

Moikom Zeqo ishte kritik ndaj figurës së Enverit dhe këtë e kishte deklaruar qysh në mbledhjen e Byrosë Politike të 13 prillit, në të cilin u vendos të hartohej një program dhe një parti tjetër. Unë nuk mund të them se bëra kritike për Enverin, apo tjetër gjë. Kisha bërë propozimet për ndryshime thelbësore dhe elementi kritik ishte në thelbin e platformës që kisha hartuar.

Raporti i përgatitur nga grupet e punës, të monitoruara rregullisht nga Ramiz Alia, u lexua në kongres nga sekretari i KQ, njëkohësisht sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Tiranës, Xhelil Gjoni. Në raport pasqyroheshin gabimet në rrugën e PPSH, por mbahej qëndrim edhe për figurën e Enver Hoxhës. Po aty, thureshin lavde për figurën e Enver Hoxhës, nxirreshin në pah të gjitha vlerësimet që ishin bërë më parë, ndërsa si e metë e vetme u pranua ekzistenca e kultit të Enver Hoxhës, për të cilën sërish u gjet fajtore byroja politike.

Mund të bëhen vërejtje e mund të gjenden kontradikta të tjera rreth figurës së Enver Hoxhës. Por një gjë mund të thuhet me vendosmëri: Në qëndrimin ndaj çështjes kapitale të çdo populli e vendi, në qëndrimin ndaj lirisë dhe pavarësisë së atdheut, Enver Hoxha nuk ka gabuar. Ai ishte një udhëheqës me popullaritet që dinte të bashkonte njerëzit e të ngrinte peshë zemrat e tyre. Sa qe gjallë, Enver Hoxha nuk i takonte vetëm Partisë së Punës, por gjithë Shqipërisë. Ai ka qenë një faktor i madh uniteti. Le të merren historianët me gabimet e le të mbetet ai në trashëgiminë e partisë sonë e të këtij vendi. Është në të mirën e përgjithshme ti shmangim ato diskutime që ndajnë. Enver Hoxha duhet pranuar ashtu siç ka qenë. Detyra jonë është që ti njohim vlerat, që të mos konfondojmë me to gabimet, dhe kështu ti përsërisim prapë në të ardhmen.

Por, atë që nuk mundi ta thoshte raporti i miratuar nga Ramiz Alia dhe udhëheqja, e lexoi Dritëro Agolli. Pas 18 vitesh, Agolli kujton, se për të përgatitur atë raport, ku ndodhej kritika e madhe ndaj Enver Hoxhës, ishte detyruar të mbyllej për 24 orë në shtëpinë e tij, duke refuzuar çdo lloj kontakti me pjesën tjetër të PPSH. Shkëputi linjën e telefonit, mbylli derën që të mos i përgjigjej askujt, të ndërpriste çdo lloj komunikimi për të përgatitur i lirë dhe i pavarur nga ndikimet e kurrkujt qëndrimin e tij për Enver Hoxhën dhe PPSH. Në ditën e dytë të kongresit, në mëngjes Agolli u shfaq në sallë dhe kërkoi fjalën. Sipas tij, askush nuk e dinte se çfarë shkruhej në ato letra, as Ramiz Alia. Kritikohej fort figura e Enver Hoxhës dhe kjo nuk kishte shumë shanse të pritej mirë nga delegatët.

Dritëro Agolli foli kundër Enver Hoxhës, por mori reagimet e ashpra pikërisht të asaj pjese të PPSH, që kërkonte ta mbante në këmbë këtë parti në grahmat e fundit të sistemit komunist në Shqipëri. Dhe kjo pjesë ishte shumica.

Pasi përfundoi fjalën, në sallë filluan të ndjeheshin tensione dhe Agolli nuk u kthye në vendin e tij në sallën e kongresit. Ai tregon se kishte frikë të kthehej atje. Reagimet e sallës ndaj kritikave të tij për Enver Hoxhën, kishin qenë agresive. Gjeti një vend pranë disa gazetarëve të huaj, që po ndiqnin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›