Drejtori i Olldashit dhe kreu i komunës fshehin pasurinë
22/02/2010 Inspektorati i Lartë pas verifikimit i kallëzon penalisht në prokurori
Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive ka bërë kallëzimet e para në prokurori për këtë vit. Drejtori i Drejtorisë në Ministrinë e Transportit Kujtim Hashorva dhe kryetari i komunës së Bërxullës, Tiranë, Ymer Marku janë dy subjektet që kanë bërë deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë. Të dy nuk kanë arritur të justifikojnë burimin e krijimit të pasurive të tyre. Nga kontrolli i bërë në ILDKP për vërtetimin e saktësisë së vetëdeklarimit të subjektit Kujtim Hashorva rezultoi se ai nuk kishte deklaruar një dyqan, një kredi bankare dhe llogari bankare. “Në përfundim të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ të ushtuar ndaj deklaratave të interesave private të subjektit Kujtim Hashorva, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera, është arritur në përfundimin se subjekti ka bërë deklarim të rremë, nuk ka deklaruar interesat e tij private dhe burimet e krijimit të tyre”, - thuhet në njoftimin e përgjegjësit për marrëdhënie me publikun Albi Serani. Për këto arsye ILDKP ka kërkuar fillimin e procedimit penal për veprën penale “refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal ndaj subjektit Hashorva. Gjithashtu ILDKP ka kërkuar nisjen e procedimit penal edhe për subjektin Marku. Pas kontrollit të plotë, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera gjatë hetimit administrativ si dhe ekspertiza e specializuar për vlerësimin e pasurisë, verifikimet në terren etj., është arritur në përfundimin se subjekti ka bërë deklarim të rremë lidhur me të dhënat e pasurisë së paluajtshme dhe ka fshehur likuiditete të vendosura ndër vite në bankat e nivelit të dytë. Bar-restorant “Domje”, vlera e deklaruar nga subjekti është 5.000.000 lekë, ndërkohë që është vlerësuar 12.591.000 lekë; autoveturë deklaruar 1.500.000 lekë, ndërkohë që është blerë 2.359.488 lekë; depozita bankare dhe llogari rrjedhëse në “Tirana Bank” në shumat 11.340 euro; depozitë afatshkurtër në vitin 2006 shuma 71.700 euro, (derdhur dhe tërhequr brenda vitit); depozitë afatshkurtër në vitin 2007 në llogarinë në lekë shuma prej 4.500.000 lekë (derdhur dhe tërhequr brenda vitit) janë vlerat e padeklaruara të kryekomunarit Marku. Në total shuma që nuk justifikohet me burime të ligjshme kap vlerën 22.656.000 lekë.
Fshehja e kryekomunarit
Nga hetimi administrativ i Inspektoratit të Lartë ka rezultuar se pasuritë dhe interesat private të subjektit Ymer Marku, objekt i verifikimit të ILDKP-së, nuk mbulohen dhe as nuk justifikohen me burime të ligjshme, që në total kap vlerën 22.656.000 lekë.
Fshehja e drejtorit
Nga kontrolli për vërtetimin e saktësisë së vetëdeklarimit rezultoi se zyrtari nuk kishte deklaruar: një dyqan 240 m² me vlerë 360 mijë euro; një kredi të marrë në shumën 25 milionë lekë; llogari bankare në emër të tij në vlerën 690 mijë lekë dhe 4000 euro.