E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do te leme pas vendet e BE-se

Kryeministri, Sali Berisha, ka marre fjalen mes ovacioneve ne Kuvendin e Partise Demokratike, ku po prezanton programin elektoral per zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke premtuar se Shqiperia ne vitin 2009 do te jete vendi me rritjen me te larte ekonomike, Berisha vleresoi arritjet e qeverise se tij ne keto kater vjet ne drejtim te vendit.

"Ne kemi marre vleresime nga lideret boterore. Ne kemi bere me te miren ne punen tone", u shpreh Berisha.

Kryeministri shtoi se kater vitet e ardhshme do te arrihet nje tjeter horizont per zhvillimin e metejshem te vendit. "Shqiperia Evropiane eshte endrra jone qe do te behet realitet. Ajo eshte shtepia me e bukur e jona dhe e femijeve tane", u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise premtoi se ne mandatin e ardhshem, integrimi ne strukturat evropiane, do te shnderrohet ne realitet te prekshem per cdo shqiptar. Berisha premtoi gjithashtu se levizja e lire e qytetareve do te realizohet ne brenda vitit 2010.

Nje nder pikat e programit, Berisha permendi trajtimin e minoriteteve dhe perfaqesimin e tyre ne institucione.

"Do te punojme fort edhe per respektimin e te drejtave dhe lirive njerezore per komunitetin egjiptian dhe ate rom,"u shpreh Berisha, duke theksuar edhe respektimin e komuniteteve fetare.

Shefi i qeverise ka shkuar me tej, kur ka premtuar se Shqiperia do te njohe nje zhvillim te madh ne mandatin e ardhshem, duke lene pas madje disa vende te Bashkimit Evropian.

"Duart e pastra te Sali Berishes do ta cojne Shqiperine shume perpara. Une ju premtoj ju nje qeveri edhe me te vogel. Tashme i kemi lene pas qeverite e babezise dhe kemi qeveri te dietes. Dieta kater vitet qe vijne do te jete shume me e rrepte", shtoi kryeministri.

Berisha, duke synuar fitoren ne keto zgjedhje dhe vazhdimin e drejtimit te qeverise se ardhshme premtoi se lufta kunder korrupsionit nuk do te kete ndalur dhe se ne qender te punes se kabinetit te tij do te jete puna e ndershme dhe transparente ndaj publikut.

"Ne do te heqim korrupsionin ne hipoteka, ne shendetesi dhe ne te gjitha ato institucione qe jane ne sherbim te qytetareve shqiptare. Une jam i bindur se ne 28 qershor, shqiptaret do te votojne per Sali Berishen", tha kryeministri.

Duke folur per taksat, Berisha premtoi vazhdimin e reformave, ndersa premtoi se Shqiperia do te mbetet vendi me barren fiskale me te ulet ne Evrope dhe gjithashtu edhe vend lider i investimeve te huaja.

"Duke mbetur ithtar dhe besnik i standarve te larta ekonomike do te mbeshtetem ne luften ndaj dhimbjes qytetare. Une do te bej cdo perpjekje kunder varferise dhe nuk do te lejoje qe asnje qytetar te mos ndihet i perjashtuar", shtoi Berisha, duke vleresuar punen e kabinetit te tij ne sektorin ekonomik, si dhe reformat ne shendetesi dhe arsim.

Kreu i maxhorances u ndal te rruget dhe premtoi zgjerimin e akseve deri ne komunat me te thella dhe lidhjet e reja me fqinjet e Shqiperise, si Greqia, Mali i Zi, Maqedonia dhe pasdikutim me Kosoven per te afruar distancat mes dy vendeve te nje kombi.

"Javen qe vjen do te hapet tuneli, hapja e korridorit te shqiptareve,krenaria e kesaj qeverie, rruges patriotike", tha Berisha, duke folur per kete projekt te shumepritur te shqiptareve te Shqiperise dhe shqiptareve te Kosoves.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›